Johnny Depp zbulon arsyen se përse vajza e tij nuk ishte e pranishme në martesën me Amber Heard

Mediale Vip

Johnny Depp zbulon arsyen se përse vajza e tij nuk ishte e pranishme në martesën me Amber Heard

Më: 21 prill 2022 Në ora: 09:37
Johnny Depp dhe vajza e tij

Ditën e djeshme (e mërkurë), Johnny Depp, ka dëshmuar për ditën e dasmës së tij me Amber Heard, duke e përfshirë edhe vajzën e tij pavarësisht se nuk ishte e pranishme.

Depp dhe Heard u martuan në një ceremoni private në ishullin e tij privat në Bahamas në shkurt të vitit 2015.

Depp kujtoi se vajza e tij e madhe me ish-partneren, Vanessa Paradis, aktorja tashmë 22-vjeçare Lily-Rose Depp, e anashkaloi martesën, e cila kishte rreth 20 deri në 25 persona të pranishëm.

“Vajza ime Lily-Rose nuk erdhi në dasmë. Ajo dhe Heard nuk kishin marrëdhënie të mira, për disa arsye”, tha aktori.

Ai gjithashtu i tha gjykatës se aktorja dhe miqtë e saj pinin drogë nga një ‘qese e përbashkët MDMA’ derisa po prisnin të ftuarit dhe se kishte një orar për ngjarjet e ditës që thoshte: “Darka, vallëzim, drogë”.

Nga ana e tij, ylli i Hollywoodit pranoi se kishte pirë marihuanë, të cilën e përshkroi si ‘drogën e tij të zgjedhur’.

Depp pretendoi se ai dhe Heard nuk kishin një marrëveshje paramartesore dhe se diskutimet e mëvonshme pas martesës shkaktuan një grindje mes tyre.

Aktori zbuloi të mërkurën se përkundër mosmarrëveshjeve të tyre, ai qëndroi me Heard për arsye “të komplikuara”.

“Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte. Mendova se ndoshta mund ta ndihmoja. Mendova se ndoshta mund ta afroja. Sepse Amber Heard që e njihja për vitin e parë, një vit e gjysmë nuk ishte kjo. Nuk ishte vajza ime, ajo ishte bërë kundërshtarja ime”, tha Depp.

Heard dhe Depp, të cilët u takuan në xhirimet e “The Rum Diary” në vitin 2011 dhe u martuan në vitin 2015, u ndanë në maj 2016 pasi Amber paraqiti një urdhër ndalimi të dhunës në familje kundër tij, duke e akuzuar atë për abuzim me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat