Mbretëresha Elisabeth II ka një veshje ‘të pushtetshme’ që duhet t’ia kopjojmë

Mediale Vip

Mbretëresha Elisabeth II ka një veshje ‘të pushtetshme’ që duhet t’ia kopjojmë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:30
Mbretëresha Elisabeth II

Për shumë prej nesh, stili i veshjes së Kate Middleton dhe Meghan Markle mund të ketë qenë frymëzues, madje prej tyre mund edhe të keni marrë mësime stili, pa harruar që edhe këto të dyja janë frymëzuar shpesh nga ikona e modës, Lady Diana dhe vitet '90.

Megjithatë, ka edhe një ikonë britanike, stilin e së cilës nuk mund ta kopjojë askush. Unike, e pazëvendësueshme: Mbretëresha Elizabeth II.

Natyrisht, të gjithë mund të mendojnë për kombinimin e saj unik të kapelave me palltot, ama nuk është vetëm kaq.

Mjafton të shikoni fotot në vite të Mbretëreshës dhe të kuptoni se jo vetëm daljet zyrtare, por edhe 'casual outfits' janë po aq frymëzuese.

Megjithatë, ka një veshje e cila është ndjekur në kohë nga të gjitha gratë e pushtetshme. Të gjithë janë të bindur se çdo zonjë e pushtetshme ka një kostum të kuq në gardërobën e saj. Pavarësisht nëse ka xhaketë sportive, pantallona të gjera apo të ngushta, fund i shkurtër apo i gjatë, kostumi i kuq është krijuar për zonja që kanë pushtet dhe kur bëhet fjalë për këto, Elisabeth është e para.

Pas saj, e patën shumë të lehtë edhe Amal Clooney, Hillary Clinton apo Kate Middleton. Sa herë shfaqen me një kostum të tillë në daljet e tyre publike, nuk duhet t’i humbasësh.

Po pse zgjedhin gjithmonë të kuqen kur duan të jenë më të sigurta?

Nëse për ne është një ngjyrë e guximshme, e kuqja në të vërtetë sinjalizon besimin dhe pavarësinë, duke i dhënë hapësirë atij që e zotëron të pushtojë çdo gjë në rrugën e vet.

Zonjat që i njohim të gjithë si të pushtetshme e kanë patjetër një kostum të kuq në gardërobën e tyre, kështu që ndoshta është koha ta kemi edhe ne një një tillë. Pse jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat