Alban Ramosaj ka të njëjtin hall si gjithë djemtë dhe ka një pyetje për fansat

Mediale Vip

Alban Ramosaj ka të njëjtin hall si gjithë djemtë dhe ka një pyetje për fansat

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:44
Alban Ramosaj

Këngëtari i dashur për publikun, Alban Ramosaj, ka bërë një postim në “Instastory” që menjëherë ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ai ka publikuar një fotografi ku tregon dollapin e tij gjithë rrëmujë dhe pyet ndjekësit e tij “nëse ua lan mami rrobat?”.

“Kur s’ke mamin me të organizu dollapin e rrobat, me la e me shpla se je çun indipendent. Jetë e vështirë. Po ty, t’i lan mami rrobat apo?”, shkruan Albani bashkëngjitur me foton.

Me siguri që në DM e tij kanë shkuar shumë mesazhe, duke iu përgjigjur pyetjes së tij.

Nga ana tjetër, Albani ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ramosaj arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe do të na përfaqësojë vitin e ardhshëm në Eurovision. Por, gjithsesi edhe pse nuk fitoi, performanca e këngëtarit në Festivalin e Këngës padyshim që do ngelet gjatë në memorien e njerëzve pasi ishte tejet emocionuese dhe e kënduar me gjithë shpirt, jo vetëm nga ai por dhe nga Gjergj Leka, i cili e shoqëroi në skenë.

Image
Alban Ramosaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat