“Lajkatarët duken si shokë”- Arjola Demiri i kundërpërgjigjet Fifit: Kurrë mos e nënvlerëso një…

Mediale Vip

“Lajkatarët duken si shokë”- Arjola Demiri i kundërpërgjigjet Fifit: Kurrë mos e nënvlerëso një…

Më: 25 prill 2022 Në ora: 13:04
Arjola Demiri

Këngëtarja Filloreta Raçi, ose siç njihet me emrin Fifi, bëri deklarata të forta kundrejt aktores Arjola Demiri. Fifi tha se ish-banorja i ka bërë bllok në rrjetet sociale dhe kjo e fundit duket se i është kundërpërgjigjur këngëtares përmes një statusi.

Aktorja bëri një postim në Instastory menjëherë pas deklaratës së Fifit, duke shkruar se “lajkatarët duken si shokë” ku shtoi se kurrë s’duhet nënvlerësuar fuqia e një gruaje “Alfa”. Arjola Demiri e bëri shkrimin krahas një fotoje, ku u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, por ajo që i binte në sy ishte edhe tatuazhi në krahun e saj ku shkruhej “Alpha.”

Image
Arjola Demiri

”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”- thuhet në statusin e plotë të aktores.

Megjithëse aktorja nuk ka specifikuar diçka tjetër në postimin e bërë, kjo është konsideruar nga ndjekësit si kundërpërgjigje ndaj Fifi, për deklaratat e bëra ditën e djeshme.

Deklarata e Fifit nisi nga një rreng, i mikeshës së saj më të mirë, Monika Lubonjës.  E ftuar në “E Diell”, Lubonja mori në telefon i tha se Fifi ka folur keq për të pas krahëve. Këngëtarja gjatë gjithë kohës i kërkoi aktores të dijë se çfarë ka dëgjuar, por më tej i thanë asaj që është vetëm një lojë.

Mirëpo, në fund të telefonatës Fifi bën deklaratën që askush nuk e priste. Këngëtarja tregoi se aktorja e humorit, Arjola Demiri i ka bërë bllok në Instagram.

Biseda:

Monika: Mirë moj Fifi të kam dashur kaq shumë, të kam mbrojtur me dashuri dhe të kam puthur gushën si goca im. Po si ke folur prapa krahëve për mua, mi zemër? Çfarë të kam bërë?

Fifi: Ku kam folur prapa krahëve për ty unë?

Monika: Po si moj unë që të dua kaq shumë dhe ti the fjalën e fundit për mua.

Fifi: Çfarë kam thënë për ty aman, apo je duke më ngacmuar?

Monika: Jo, shpirt unë nuk të ngacmoj. Unë e di që janë të vërteta fjalët që kam dëgjuar.

Fifi: Të lutem, cfarë të kanë thënë?

Monika: Çfarë do të thuash ti, unë të kam fal se ti je dashuria ime.

Fifi: Jo, jo çfarë të kanë thënë. Më more të më pyes çfarë kam thënë për ty.

Monika: Po ja do ta jap njeriun.

Monika ndërkohë i ka dhënë telefonin moderatores  dhe me Fifin është duke folur Nevina Shtylla.

Nevina: Fifi, e mban mend kur folëm bashkë dhe më the për Monikën atë gjënë. E di kush jam?  Fifi nuk po të lodh jam Nevina, është pjesë e lojës.

Sakaq, në fund të telefonatës këngëtarja e njohur ka habitur me deklaratën e saj duke thënë se në ditëlindjen e aktores kishte njerëz të padëshiruar.

Fifi: Në ditëlindjen tënde kishte njerëz të padëshiruar.

Monika: Kush ishin?

Fifi: Mjafton ky lajmi

Nevina: Do t’i jap edhe 2o pikë të tjera Monikës, po na e the emrin.

Fifi: Prit, prit një person që më ka bërë bllok në Instagram, Arjola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat