E përlotur, Efi i bën Samiut surprizën romantike: Je lapsi që ke vizatuar buzëqeshje në fytyrën time

Mediale Vip

E përlotur, Efi i bën Samiut surprizën romantike: Je lapsi që ke vizatuar buzëqeshje në fytyrën time

Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:43
Efi dhe Samiu

Pas ditëve të tensionuara dhe debateve të shumta, Efi ka menduar t’i bëjë një surprizë romantike Samiut ditën e sotme.

Ajo e ka surprizuar atë me një video që përmbante momentet e tyre më të bukura dhe një dedikim në sfond. Efi i shprehu atij mirënjohjen që i ka qëndruar pranë dhe e mbështet për çdo gjë duke deklaruar mes të tjerash se është e lumtur që e ka takuar.

“E di që nuk e prisje. Natyra ime e ftohtë dhe në dukje e pashpirt, siç më konsiderojnë disa, nuk të jep përshtypjen që do surprizojë një djalë. Por me ty është ndryshe. Në momentet për të ashpra ti ke qenë aty për mua. Je lapsi që ke vizatuar buzëqeshje në fytyrën time kur të tjerët kanë vizatuar zhgënjim. Jam e lumtur që të kam njohur. Faleminderit që më le të gëzojë praninë tënde, që më sheh dhe flet aq ëmbël. Faleminderit që ke bërë çdo gjë për mua. Afrohu tani të ta jap një përqafim.”– shprehej ajo ndër të tjera në video. Ndërkohë, Efi u shfaq e përlotur dhe me zërin e duart që i dridheshin pasi para videos pati një debat me Arjan Konomin dhe për këtë gjë i kërkoi falje edhe Samiut.

Pas kësaj, Samiu shkoi dhe e përqafoi teksa ata realizuan edhe një kërcim. Pavarësisht momenteve të bukura dhe deklaratave të forta, ata ende nuk janë deklaruar për njëri-tjetrin.

Javën që lamë pas Mevlani dhe Efi janë përfshirë në debate të forta. Mevlani e ka quajtur Efin si një njeri me dy fytyra dhe intrigante. Debatet mes tyre nuk i kanë pëlqyer Samiut i cili u largua i parë nga studio. Më pas u largua dhe Efi. Në pamjet e publikuara në ‘Për’puthen Prime’ ata u panë në momente shumë të afërta teksa Efi mundohej ta qetësonte.

Më pas nga studio u largua edhe Mevlani. Ai kishte shkuar pranë Samiut duke u përpjekur të kuptonte se çfarë e shqetësoi. Mirëpo, Samiu dukej i nervozuar. Në “Për’puthen Prime”, Samiu u shpreh: “Është e natyrshme se kur bëhesh nervoz më mirë të largohem sesa të bëj diçka që s’duhet. Më mërzitën ngacmimet e Mevlanit dhe shokut Arjan që sulmojnë një vajzë herë pas here. Kur ata as nuk e njohin dhe as nuk e dinë si është.”

Samiu dhe Mevlani patën një përballje me njëri-tjetrit, ku ky i pari i kërkoi Mevlanit të respektonte Efin dhe mos ta lëndonte për hir të miqësisë së tyre. Teksa Mevlani u shpreh se nuk ka asgjë personale dhe se janë situata momentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat