Mikela: Nga Ana kam dashur të largohem nga emisioni

Mediale Vip

Mikela: Nga Ana kam dashur të largohem nga emisioni

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:58
Ana dhe Mikela

Së fundi si çift nga "Për'puthen" ka dalur Erioni dhe Mikela.

Pas daljes nga ky program, të dy po shihen në intervista të ndryshme.

Mbrëmjen e kaluar Mikela ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”.

Mikela aty ka rrëfyer shumë duke përfshirë edhe një nga momentet më të vëshitra që ajo ka kaluar në “Për’puthen”.

Sipas saj situata më e vështirë ishte koha kur Ana Lleshi u bë pjesë e programit.

Teksa ka parë afrimitetin e saj me Erjonin, me të cilin ajo doli çift Mikela ka kërkuar të largohet nga emisioni.

“Një moment kritik ka qenë kur Ana u fut në emision. Dhe nuk e duroja dot afrimitetin kërkova të largohem. Por autorja Olsa më këshilloi që për një moment dobësie mos hidhja posht gjithçka. E shoh si të shkëlqejnë sytë për atë djalë”- I ka thënë ajo.

Më tej Mikela ka thënë se koha do ta tregojë se marrëdhënia e saj me Erjonin është mëse e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat