DJ Geek dhe Ron publikojnë bashkëpunimin “Ganja”

Mediale Vip

DJ Geek dhe Ron publikojnë bashkëpunimin “Ganja”

Më: 4 maj 2022 Në ora: 12:33
DJ Geek dhe Ron publikojnë bashkëpunimin “Ganja”

DJ Geek dhe reperi i ri Ron Zaiti kanë lansuar një këngë të re në bashkëpunim.

Dyshja kanë publikuar projektin që mban titullin “Ganja” dhe është shoqëruar edhe me klip që tashmë gjendet në kanalin YouTube.

Për muzikën dhe melodinë është kujdesur Ron, i cili gjithashtu ka shkruar tekstin bashkë me DJ Geek dhe Elinel.

Producente ekzekutive e këngës është këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Dread Sylejmani.

Kujtojmë që Ron Zaiti është rap-artisti që ka nënshkruar me kompaninë muzikore të Dafinës “Moneyz Music”.

Ron së fundmi ka bashkëpunuar edhe me Dafinën në këngën hit “Murder on the dancefloor” që është pjesë e albumit të këngëtares “Dafinë moj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat