Pas Bora Zemanit edhe Donald Veshaj mbështet publikisht Beatrix Ramosajn?

Mediale Vip

Pas Bora Zemanit edhe Donald Veshaj mbështet publikisht Beatrix Ramosajn?

Më: 7 maj 2022 Në ora: 10:25
Donald Veshaj

Kënëgtarja Beatrix Ramosaj ka folur hapur për bullizimin online që i është bërë këto muaj, duke marrë reagime nga shumë personazhe të njohur. Pasi Bora Zemani e preku tërthorazi këtë temë gjatë emisionit të saj, dhe së fundmi edhe ish i dashuri i saj, Donald Veshaj ka bërë të njejtën gjë.

Emisioni i ish-banorit të BBV dhe i vëllait të tij binjak, nisi me komentet negative të njerëzve në rrjetet sociale.

Donaldi foli për urretjen e njerëzve në rrjete sociale, duke ironizuar komentet e tyre teksa i quan ata “filozofë që i dinë të gjitha.” Aktori tha se “ata janë të pagabueshëm” duke shtuar se scili është i lirë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet pa u gjykuar nga të tjerët.

“Unë jam një njeri që dua të përmirësohem dhe ndonjëherë është më mirë të marrësh kritika se sa komplimente. Ata janë mbi gjithçka, ata dinë çdo gjë, janë filizofë. Nëse do të mundja të bëja për vete ata, nëse nuk do gjykohesha nga ata unë vërtet do të kisha peshë në këtë tokë. Nëse unë bëj gabim ata nuk e pranojnë, kërkoj falje për gabimin, ata nuk e pranojnë. Unë mendoj se secili nga ne është i lirë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet, të bësh bamirësi… ata nuk e pranojnë. Të lidhesh është gabim, të qeshësh është gabim, të qash është gabim, të ndahesh është gabim. Për ata je një gabim i gjallë. Kujdes nga ata, nuk të duan por të ndjekin, duan të të injorojnë ama të komentojnë. Ata të mësojnë se si është dashuria, ku vetë ata gabojnë dhe tradhtojnë.”– u shpreh Donaldi në nisja të emisionit “Më lër të Flas.”

Nga ana tjetër edhe Bora Zemani ka folur për këtë fenomen, nisur nga historia e Neritanin për bullizimin e tij prej peshës. Duke folur për fenomenin, moderatorja u shpreh se për njerëzit publik, të drejtën për të bullizuar e ka kushdo. Kështu, ish-partnerja e Donaldit, është ndër personazhet publik që mbështeti me këtë deklaratë Beatrix Ramosajn.

Është ok të thuash “Mos i konsidero”, por gjithsesi ato ndikojnë në gjendjen tënde. Janë vërtetë probleme që hasen çdo ditë në shoqërinë tonë edhe duke u trajtuar në programe televizive dhe reality jepen mesazhe për të stopuar komentet e njerëzve në rrjetet sociale dhe jetën e përditshme për të gjithë ata që ndihen në trysni nga këto komente që bëhen nga kushdo që nuk i takon të komentojë.”, tha Bora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat