Shkumbin Ismaili publikon këngën “Mos dëgjo fjalët e botës”

Mediale Vip

Shkumbin Ismaili publikon këngën “Mos dëgjo fjalët e botës”

Më: 8 maj 2022 Në ora: 18:36
Shkumbin Ismaili

“Mos dëgjo fjalët e botës” është titulli i këngës më të re të Shkumbin Ismailit që vjen e kompletuar nga ana vizuale.

Projekti i ri ka ardhur me muzikë të vet këngëtarit dhe me tekst të shkruar nga Artan Gjozi.

Incizimi është bërë nga Online Music Records, ndërsa për masterizimin e është kujdesur Simon Duggal.

Për anën vizuale është angazhuar Max Production që e ka bërë xhirimin e videoklipit.

Shkumbini i qëndron besnik stilit të tij muzikor që padyshim se do të pëlqehet nga fansat e muzikës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat