Donald Veshaj imiton Bora Zemanin

Mediale Vip

Donald Veshaj imiton Bora Zemanin

Më: 14 maj 2022 Në ora: 09:28
Donaldi dhe Bora

Aktori i humorit Donald Veshaj duket se nuk lë rast pa shfrytëzuar, par t’i fituar vëmendjen moderatores Bora Zemani, pas ngjarjeve të bujshme që ndodhën së fundmi mes tyre.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e dy vëllezërve në “Top Channel” “Më lër të flas”, gjatë një loje që po zhvillohej me të ftuarën modelen Adrola Dushi, Donaldi ka përfituar nga rasti për të bërë disa lëvizje që moderatorja Bora Zemani, i bën në emisionin ‘Përputhen’.

Gjatë emisionit të mbrëmshëm u zhvillua loja e ‘Tinder’ ku modelja Adola Dushi duhej të zgjidhte një partner dhe një ndër to ishte edhe ish-konkurenti i ‘Përputhen’ Mevlan Shaba. Në këtë moment Donaldi imitoi moderatoren Bora Zemani gjatë emisionit “Përputhen”.

“Mendoj që Mevlani të ulet dhe të ndjekim klipin e Mevlanit dhe Adrolës. Shihemi pas pak…apo nuk ka lidhje”, tha ai duke shkaktuar të qeshura në publik.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat