Pasi përfundojnë interpretimin e tyre në finale, përfaqësuesit e Ukrainës në Eurovision 2022 bëjnë thirrje publike: Mbroni Mariupolin dhe Azovstalin

Mediale Vip

Pasi përfundojnë interpretimin e tyre në finale, përfaqësuesit e Ukrainës në Eurovision 2022 bëjnë thirrje publike: Mbroni Mariupolin dhe Azovstalin

Më: 15 maj 2022 Në ora: 00:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Kalush Orchestra të Ukrainës bënë një lutje të shtunën për qytetin e Mariupolit dhe fabrikën e tij Azovstal në fund të paraqitjes së tyre në finalen Eurovision Song Contest.

“Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupolin. Ndihmoni Azovstalin tani”The Sun, bërtiti solisti i grupit, Oleh Psiuk nga skena e ngritur në qytetin italian të Torinos pasi grupi performuan këngën e tyre “Stefania”.

Forcat ruse kanë bombarduar vazhdimisht fabrikën e çelikut në portin jugor të Mariupolit, bastioni i fundit i qindra mbrojtësve ukrainas në një qytet pothuajse plotësisht të kontrolluar nga Rusia pas më shumë se dy muajsh rrethimi.

Kalush Orchestra pritet të fitojë konkursin vjetor të këngës, i ndjekur nga një audiencë televizive ndërkombëtare që pritet të arrijë në 200 milionë shikues, e ndihmuar nga një valë simpatie publike pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Në një fjalim video të publikuar para ngjarjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se besonte se Kalush Orchestra do të fitonte.

“Evropë, voto Kalush Orchestran (kënga) numër 12! Le të mbështesim bashkatdhetarët tanë! Le të mbështesim Ukrainën!”, tha ai duke shtrënguar grushtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat