Gjiko dhe Majk më 18 maj publikojnë bashkëpunimin, sjellin një pjesë të shkurtër të klipit

Mediale Vip

Gjiko dhe Majk më 18 maj publikojnë bashkëpunimin, sjellin një pjesë të shkurtër të klipit

Më: 16 maj 2022 Në ora: 00:09
Gjiko dhe Majk

Dy rap-artistët e suksesshëm, Gjiko dhe Majk po vijnë me një bashkëpunimin muzikor.

Dyshja e famshme kanë bashkuar forcat për të sjell këngën me titullin “Kce kce” ndërsa së fundmi kanë dhënë detaje të reja rreth këtij projekti.

Derisa prej ditësh të dy kanë paralajmëruar këngën përmes rrjeteve sociale tashmë ata kanë zbuluar se pritjes së fansave u ka ardhur fundi.

Kjo pasi bashkëpunimi i shumëpritur do të publikohet më 18 maj (e mërkurë), ndërsa do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Majk X Gjiko – Kce kce, 18.05.2022 e mërkurë ora 18:00”, ka shkuar reperi Gjiko në mbishkrimin e postimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

Kujtojmë që të dy artistët mbesin aktiv edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore teksa po shijojnë sukseset e këngëve të fundit përkatëse.

Projekti i fundit i Gjikos është “Gjoni” që u lansua në prill ndërsa deri më tani ka grumbulluar mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube.

Ndërsa, Majk së fundmi lansoi gjithashtu një bashkëpunim me reperin tjetër Geasy, “Ani nashti” u prit po ashtu mirë dhe numëron mbi 4 milionë klikime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat