Semi Jaupaj lanson projektin e ri muzikor “Ani”

Mediale Vip

Semi Jaupaj lanson projektin e ri muzikor “Ani”

Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:17
Semi

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Semi Jaupaj, ka sjell projektin e ri muzikor.

“Ani” titullohet kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Me paraqitje atraktive të artistes e klip shumëngjyrësh, projektin tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube.

Teksti dhe muzika është bërë nga këngëtari i njohur, Yll Limani, kurse për producimin u kujdes Fatjon Miftari.

Miksimi dhe masterizimi i këngës ndëraq iu besua Lorenc Aliajt – Avaxus.

Në këtë këngë besohet që ka disa fjalë që thuhet se kanë të bëjnë më historinë e dashurisë së mikes së saj të ngushtë, Bora Zemani me Donald Veshajn.

Sido që të jetë, kënga në fjalë besohet që do të pritet mirë nga publiku dhe fansat e Semit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat