Pas ndarjes me Romeon, Aleksia Peleshi i çuditi të gjithë me deklaratën e fundit

Mediale Vip

Pas ndarjes me Romeon, Aleksia Peleshi i çuditi të gjithë me deklaratën e fundit

Nga: H.O. Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:11
Aleksia Peleshi, Romeo Veshaj

Ndarja nga aktori i njohur Romeo Veshaj ka qenë mjaft e komentuar në rrjet, sidomos pasi vetë Aleksia Peleshi rrëfeu publikisht çfarë ndodhi me historinë e dashurisë.

Prej pak kohësh, dy të rinjtë vazhdojnë jetët e tyre të ndarë. Ishte Aleksia ajo që disa ditë më parë deklaroi publikisht se ishte nxituar që e kishte bërë publike lidhjen me Romeon.

E ftuar sot në “Wake Up”, pasi rrëfeu projektet e saj të fundit, Aleksia nuk shpëtoi edhe nga pyetjet në lidhje me jetën private dhe ndarjen nga Romeo.

Kështu, pyetjes nëse e bezdisin lajmet në portale, sidomos kohët e fundit, Aleksia iu përgjigj: “Më bezdisin, sepse jam nxituar duke folur më shumë se ç’duhet. Njerëzit nuk kanë pse t’i dinë të gjitha. Për këtë i kam rënë pak pishmanit. Por ç’ndodhi, ndodhi”, – tha ajo duke pranuar se, në të vërtetë nuk ka qenë kurrë e dashuruar.

“Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten. Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah, që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat