Donaldi këndon me ndryshim teksti këngën e Semit që ia dedikoi tradhtisë së tij ndaj Borës

Mediale Vip

Donaldi këndon me ndryshim teksti këngën e Semit që ia dedikoi tradhtisë së tij ndaj Borës

Më: 20 maj 2022 Në ora: 23:35
Donald, Semi dhe Bora

Këngëtarja Semi Jaupaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”.

Ajo ka treguar se si jeta e saj private por edhe ajo profesionale, kanë ndryshuar drastikisht që pas përfundimit të Big Brother VIP.

Japuaj bëri të ditur se i ka ndrequr raportet me Donaldin dhe ishte ajo që i shkroi e para pas përfundimit të spektaklit.

Ndërkohë, në një moment dyshja filluan të interpretojnë së bashku këngës “Mos u kthe” të Semit me një ndryshim teksti.

Kënga në kohën kur u publikua ka qenë si një dedikim i Borës ndaj Donaldit, për shkak të lidhjes që ai krijoi brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Donaldi pas daljes nga Big Brother VIP ka treguar se është shumë i penduar dhe se po mundohet ta rikthejë Borën, e një gjë të tillë e bëri qartë të ditur edhe gjatë interpretimit të këngës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat