Donaldi & Bora u shfaqën bashkë në një tavolinë, Semi sqaron situatën

Mediale Vip

Donaldi & Bora u shfaqën bashkë në një tavolinë, Semi sqaron situatën

Më: 21 maj 2022 Në ora: 07:00
Semi

E ftuara e radhës në “Më lër të flas” është këngëtarja e njohur Semi Jaupaj, e cila sqaroi edhe pamjet që u publikuan në sfilatën e Valdrin Sahitit, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj u panë jashtë.

Ajo tha se të dy rastisën aty, duke e kaluar pyetjen pa treguar më shumë detaje.

Donald: U fol shumë për këtë eventin e Valdrinit, pse u komentua kaq shumë, pse u bë kështu?

Semi: Rastisëm bashkë dhe…

Donald: E mirë rastisët, e mirë e lëmë…

Pamjet, ku shiheshin Donaldi dhe Bora duke komunikuar bashkë, pas  gjithë ngjarjeve të ndodhura brenda Big Brother VIP, bënë xhiron e rrjetit, duke hedhur dyshime se dyshja ishin kthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Ende nuk ka një konfirmim as nga moderatorja dhe as nga aktori se ka një bashkim të tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat