Modelja tregon eksperiencën e vështirë të lindjes, kur për pak humbi jetën

Mediale Vip

Modelja tregon eksperiencën e vështirë të lindjes, kur për pak humbi jetën

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:11
Ashley Graham

Ashley Graham zbuloi së fundmi se për pak vdiq kur lindi binjakët e saj në janar, pasi humbi ndjenjat dhe pësoi një hemorragji të rëndë. Modelja 34-vjeçare e rrëfeu ngjarjen në një ese për Glamour dhe tregoi se ishte në shtëpi kur mirëpriti djemtë e saj. Binjakët Malachi dhe Roman u lindën në tualet dhe në vaskë, përkatësisht, përpara se ajo të humbte ndjenjat.

Ajo u trajtua më pas nga një ekip profesionistësh të aftë, përkrah bashkëshortit Justin Ervin, ndërsa tani kujton se pa gjak kudo kur u zgjua. Graham më vonë mësoi se ajo kishte humbur shumë gjak.

Djemtë e sapolindur ishin mirë, ndërsa Graham qëndroi në shtrat për katër ditë rresht dhe nuk mund të ecte për një javë. Ajo kaloi gati dy muaj në shtëpi.

Graham është gjithashtu nënë e një djali tjetër 2-vjeçar, Isaac. Pas lindjes së parë, ajo pësoi një abort. Modelja e quajti humbjen shkatërruese, duke shtuar se ishte një nga humbjet më të mëdha që kishte pasur ndonjëherë në jetë.

Ajo e mbylli esenë duke iu referuar vetes si një "luftëtare" - ndërsa ende "luftonte" me imazhin e trupit të saj pas lindjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat