Aktori i njohur goditet nga sanksionet, i ndalohet hyrja në Rusi

Mediale Vip

Aktori i njohur goditet nga sanksionet, i ndalohet hyrja në Rusi

Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:01
Aktori i njohur, Morgan Freeman

Aktori i njohur, Morgan Freeman është një nga rreth 1000 shtetasit amerikanë që janë goditur nga sanksionet Ruse, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në Rusisë.

“Aktori  regjistroi një video në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Mes emrave të publikuar të cilëve iu ndalohej hyrja në Rusi ishte edhe Presidenti amerikan Joe Biden.

Si dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat