“Jam pak i zënë…”- Ja çfarë profesioni do kishte Yll Limani po të mos ishte këngëtar

Mediale Vip

“Jam pak i zënë…”- Ja çfarë profesioni do kishte Yll Limani po të mos ishte këngëtar

Më: 22 maj 2022 Në ora: 07:55
Yll Limani

Yll Limani është rritur në sytë e publikut shqiptar dhe shumëkush mund ta ketë të vështirë ta portretizojë në një profesion tjetër.

Ndonëse nisi rrugën drejt muzikës që i vogël dhe ka studiuar për “Shkenca Politike”, Ylli mendon se do ishte një bloger shumë i mirë. Pengesa e vetme është se nuk ka kohë.

Artisti ndodhet në Londër ku po mban disa koncerte e prej andej ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram foto e video. “Unë mund të jem një bloger por jam shumë i zënë!”- shkruan ai me humor teksa shumë ndjekës e kanë mbështetur në këtë ide.

Pak ditë më parë në një intervistë artisti tregoi se është rritur me muzikën ku mamaja e tij ka kënduar gjithmonë ndërsa babai e ka suportuar dhe e dashuron muzikën që ai bën. “Unë jam rritur me njerëz që e kanë dashur muzikën me strandardet e tyre, mami ka një zë melodik kur ka qenë më e re, ajo ka kënduar gjithmonë, mamit i kam thënë ty të dua më me zemër, por me babin kam një lidhje pak më të thellë emocionale, se babin e ke pak më të rëndësishëm në jetë.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat