“Azet në gjendje jo të mirë”, zbulohet si u sulmua eskorta e këngëtarit

Mediale Vip

“Azet në gjendje jo të mirë”, zbulohet si u sulmua eskorta e këngëtarit

Më: 23 maj 2022 Në ora: 10:35
Azet

Mbrëmjen e së shtunës, eskorta e rep-artisti Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.

Burimet kanë zbuluar si ka ndodhur ngjarja.

Mësohet se Azet ka dhënë një koncert shumë të madh, ku pjesëmarrës kanë qenë me qindra njerëz.

Pas përfundimit të koncertit, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Qytetarë të huaj janë munduar ta sulmojnë eskortën e artistit dhe kanë goditur me armë.

Sakaq, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mirëpo, duket se kjo ngjarje ka ndikuar shumë te Azeti, i cili thuhet se nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat