Pas videos së dyshimtë, Yll Limani dhe vajza e panjohur për publikun tërheqin sërish vëmendje! Çfarë po ndodh mes tyre?

Mediale Vip

Pas videos së dyshimtë, Yll Limani dhe vajza e panjohur për publikun tërheqin sërish vëmendje! Çfarë po ndodh mes tyre?

Më: 23 maj 2022 Në ora: 11:56
Elza Gashi dhe Yll Limani

Këngëtari i njohur për publikun shqiptar , Yll Limani, mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje. Pasi siç ka thënë vet është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë.

Edhe Ylli ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg syrit të publikut. Mirëpo para pak kohësh “Panorama Plus” zbuloi se një vajzë e panjohur për publikun ka publikuar një video ku shfaqej krah artistit. Ata shiheshin së bashku në makinë teksa këndonin një nga këngët e Yllit që ende nuk është publikuar. Pas një hulumtimi në rrjetet sociale zbuluam se vajza quhet Elza Gashi dhe është një makeup artiste.

Elza ka qenë bashkëpunëtore në videoklipet e ndryshme të disa prej artistëve shqiptarë siç janë Ledri Vula apo Butrint Imeri. Gjasat janë që ajo të jetë makeup artistja e videoklipit të ri që po sjell Yll Limani. Megjithatë sot na tërhoqi vëmendje një tjetër veprim. Elza ka publikuar në Instastory një foto me çantën e Yllit duke shkruar “Dhuratë nga Ylli”. Teksa e ka rishpërndarë Ylli shkruan: “hehehehjojojo”.

Image
Elza Gashi dhe Yll Limani

Rrjedhimisht shumëkush mund të pyes veten se çfarë po ndodh mes tyre: lidhje, miqësi apo thjesht bashkëpunim?

Vlen të theksohet se pak ditë më parë në një intervistë artisti tregoi se ka qëndruar gjithmonë hermetik për të folur për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato. Ylli ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat