Arta Kabashi rikthehet me projekt të ri muzikor

Mediale Vip

Arta Kabashi rikthehet me projekt të ri muzikor

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:56
Arta Kabashi

Këngëtarja e njohur, Arta Kabashi është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Artistja e njohur ka lansuar këngën më të re që mban titullin “Interes” dhe është vizuelizuar edhe me videoklip.

“Kënga prej të cilës nuk kam mundur të heq dorë”, ka shkruar Arta në postimin për publikimin e këngës teksa ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e saj që e mundësuan realizimin e këtij projekti.

Ndërkohë, producent të këngës më të re nga Arta janë Granit Gashi dhe Dardan Osmanollaj.

Për tekstin dhe melodinë është kujdesur Ghulo, ndërsa klipi iu besua produksionit ‘Kotorri’.

Në klip, Arta si çdo herë tjetër dukej në formë të mirë dhe me shumë stil duke marr vëmendje në disa veshje të ndryshme.

“Interes” tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e artistes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat