Akuza për prostitucion dhe vrasje, ish-konkurrentja e “Për’puthen” rrëfen detaje nga e shkuara e saj e errët

Mediale Vip

Akuza për prostitucion dhe vrasje, ish-konkurrentja e “Për’puthen” rrëfen detaje nga e shkuara e saj e errët

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:28
Laureta Zyba

Hyrja e konkurrentes nga Kosova, Laureta Zyba në emisionin e dashurisë – “Për’Puthen” bëri bujë të madhe në mediat rozë.

Laureta u përfol në media për të shkuarën e saj të errët. Ndërsa, së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi në detaje të gjithë historinë.

Ajo e pranoi se ka qenë në burg për një periudhë të shkurtër dhe zbuloi se shkak i arrestimit ishte partneri i saj asokohe, i cili sipas saj ishte shtetas malazez.

E pyetur nëse personi në fjalë është Vali Corleone, Laureta u shpreh se fotot që qarkullojnë nëpër rrjete sociale janë montazh.

“Kam qenë në burg dhe është një periudhë që është shumë e tmerrshme për mua, më keq nga sa njerëzit e flasin apo e përshkruajnë. (Pyetje) Je arrestuar për vrasje dhe prostitucion? Po. Të them të vërtetën kam qenë shumë e vetëdijshme kur jam futur në atë emision sepse historia që më ka ndodhur është bërë bujë. Nuk e kam pasur shansin të them të vërtetën. Kam pasur një djalë që ka pasur të bëjë me shtetin, ka qenë i dashuri im. Kemi qenë bashkë 8 muaj, në burg nuk kam qëndruar as një muaj. Akuzat ishin të tilla. Nuk ka qenë për prostitucion, ai ka pasur gjërat e veta brenda shtetit të vet, malazez ka qenë. Deri në momentin e arrestimit e kam njohur si kroat. Nuk është Vali Corleone, janë montazhe.”, tha ajo.

Disa muaj më parë, u raportua nga mediat kosovare se ish-konkurrentja është arrestuar moshën 23-vjeçare si bashkëpunëtore me një grup kriminal. Ajo u vendos në pranga në një operacion policor në vitin 2018 së bashku me tre persona të tjerë, dy shtetas malazezë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe një shtetas serb.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat