“Më donte tr*pi të kopjoja veshjen e brazilianit në Eurovision!” Niko Komani bën deklaratën e papritur

Mediale Vip

“Më donte tr*pi të kopjoja veshjen e brazilianit në Eurovision!” Niko Komani bën deklaratën e papritur

Më: 27 maj 2022 Në ora: 23:17
Niko Komani dhe Ronela Hajati

Niko Komani nuk është përmbajtur më. Stilisti ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me një nga veshjet e Ronelës në “Eurovision”.

Gjatë emisionit “Style Star” ku ai është pjesë e jurisë që vlerëson konkurrentët, u vu në dukje se Niko në një postim tijin në Instagram nuk e kishte bërë tag një prej pjesëmarrësve dhe kjo siç dukej e kishte mërzitur shumë konkurrenten.

“Pse nuk e kishe bërë tag Elisjanën?“-e pyeti Kiara. “Është si ajo gjëja. Pse e ke kopjuar veshjen e Pedros. Më donte trapi ta kopjoja”-tha Niko.

Më herët gjatë emisionit ai e konsideroi këtë eksperiencë si më të bukurën e jetës së tij.  “Vija natën pas gjithçkaje, qaja se më mungonit(drejtuar Kiara Titos). Ka qenë një eksperiencë e pakrahasueshme. Një nga ekperiencat më të bukura të jetës time. Dhe më vjen mirë që e ndava në të njëjtin vit që unë ndaj një nga projektet më të bukura, Style Star. I kisha të dyja në të njëjtin vit dhe isha shumë i lumtur për këtë gjë. Uroj t’ju kem bërë krenar me gjithë gjërat e bukura dhe jo të bukura”- u shpreh Niko.

Veshja më e zhurmshme ishte ajo e ceremonisë së hapjes së ‘Eurovision’ përgjatë tapetit Turquoise. Për këtë veshje një artist brazilian me emrin Pedro Leopoldom i akuzoi se ishte e kopjuar nga ai. Pas akuzave publike të tij Ronela publikoi foton e veshjes në Instastory, krahas së cilës shkruan që është ilustruar nga Pedro Leopoldom, teksa i ka bërë tag edhe këtij të fundit duke i dhënë kështu meritat.

Niko publikoi një status në Instastory ku shkruante se është në komunikim me artistin brazilian, por pa dhënë asnjë detaj. “Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjitçka është nën kontroll! Faleminderit.”- thuhej në statusin e plotë të Niko Komanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat