“Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur…” /Bora Zemani u përgjigjet komenteve negative rreth ribashkimit me Donald Veshajn

Mediale Vip

“Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur…” /Bora Zemani u përgjigjet komenteve negative rreth ribashkimit me Donald Veshajn

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 19:45
Bora dhe Donaldi

Jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve dhe jashtë Shqipërisë ku janë fotografuar bashkë.

Dyshja u arratis drejt shtetit fqinj ku u kapën mat në Genova duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze. Pak ditë më pas të tjera foton qarkulluan ku ata shiheshin të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës. Por pa sukses.

Në postimin e fundit që Bora ndau në Instagram njerëzit shpërthyen në komente negative. Pas kritikave të pafundme, moderatorja ka postuar sot një video në TikTok ku ka përdorur një ‘sound’ që thotë se: “Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur atëherë mos thuaj gjë fare.”

Mesazhi dukshëm është për kritikuesit dhe ndjekësit e saj e kanë kuptuar këtë gjë. Disa i shkruajnë që mos të ndikohen nga ta: “Askush mos të shaj Borën se është inspirim.” “Mos shiko çfarë thonë njerëzit, jeto jetën si të duash.” “Nuk kanë bërë asgjë në jetë dhe të përmendin ty për pak famë”. “Po të plas ty se çfarë thonë. Qentë le të lehin, karvani ecën para.”

Të tjerë nuk e fshehin zhgënjimin: “Vajzë, ti na zhgënjeve”. “Nëse ti nuk mund të thuash asgjë të vërtetë por vetëm gënjeshtra, atëherë mos thuaj gjë fare”.

Ndërkohë, Bora ka fshirë edhe postimin e shumëkomentuar sikurse mund të shihni.

Shumë njerëz i akuzojnë si ‘manipulues’ që kanë bërë gjithçka për vëmendje. Të tjerë, i kërkojnë Borës mos ta falë aktorin, pasi sipas atyre, ai e tradhtoi para gjithë Shqipërisë. Ja disa nga komentet:

“Realisht të kam mbështetur dhe te dija më të fortë në karakter, dhe jo aq mendjelehte sa të luaj me ty sa herë t’i dojë qejfi atij. Bile tradhtia publike meritonte pak më shumë të reflektoje se je 30 jo 20.”

“E ke dh* gjithë punën nëse i ke dhënë mundësi tjetër. Nuk e meriton se të uli në sy të të gjithëve. Imagjino çfarë bën fshehurazi servili. Nuk ka fytyrë ai, ti meriton më shumë.”

“Vazhdo kështu vetëm të lutem mos e fal tradhtinë sepse ai idiot nuk të meriton ty as Trixën sepse të dyjave ju premtoi, të dyjav ju tradhtoi, idioti. Unë besoj në ty e di se ti nuk je një femër e ultë, edhe nuk je pa karakter me i dhënë mundësi atij idiot edhe bëhu e sinqertë tregoju njerëzve që nuk je me të. Mos i ul vetes vlerat, as karakterin që ke, mendo për familjen tënde, djalin. Se ai tradhtar emër s’ka edhe mos të lutet me ty ai kur don tradhton kur do të afrohet. Mos e lejooooo se nuk je një femër pa karakter”.

“A je kthyer a ahahhahahah, pse e ule veten aq shumë”.

“O erdhi prap stili fshataresk se kishe bërë ca ditë mungesa. Ta di Prada kush e vesh do mbyllë prodhimin, do falimentojë.“

“Ja dhe gënjeshtrat qe s’jemi bashkë i dolën sheshit… Çfarë do shpikësh tani për vëmendje women? Oh ndonjë shtatzëni ose abort besoj….pfff”

“Moj grua, me çfarë fytyre do e prezantosh përsëri të njëjtin “dashnor” Donaldin tek prindërit, vëllai dhe djali që të ofendoi e të uli për tokë në mënyrën më të keqe para një Shqiptarie… BORA: “Prindër të dashur, JA I DASHURI IM I RI,” dhe ata ‘Bravo vajza jonë e mençur’ do thonë e do mburren…. uppsss harrova me FALNI se ju s’keni fytyrë për TURP, kryesore të keni lekë!!! Dhe ju LUTEM mos bëni FEMIJË se me dhimbset se do ngelë edhe ai rrugëve si i pari sepse fëmijët nuk kanë asnjë faj!!! Gjynah për fëmijët që kanë prindër si ju!!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat