Olti Curri e uroi për ditëlindje me foton e Megi Pojanit, reagimi i Beniadës nuk është ai që po priste

Mediale Vip

Olti Curri e uroi për ditëlindje me foton e Megi Pojanit, reagimi i Beniadës nuk është ai që po priste

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 14:37
Megi, Olti dhe Beniada

Olti Curri nuk i humbet thashethemet e showbizit dhe sot ka ngacmuar në rrjetet e tij sociale Beniada Nishanin dhe Megi Pojanin që janë përfolur për një marrëdhënie të tensionuar.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” feston sot ditëlindjen dhe ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit. Edhe blogeri e ka uruar në Instagram por me një foto ku pozon me Megin, nisur pikërisht nga lajmet e fundit. “Gëzuar ditëlindjen!”- shkroi ai duke etiketuar Beniadën.

Mirëpo, nëse po priste një reagim funny ose nga ata tipikët të modeles, Olti u surprizua. Beniada i ka dërguar një mesazh zanor ku i thotë: “Zemër faleminderit shumë. Je shumë i ëmbël. Kur do takohemi?” Teksa ka ndarë me ndjekësit mesazhin e saj Olti shkruan: “Jam i sigurt se as e ka parë foton fare. Të dua”.

Image
Olti/Instagram

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme dy vajzat do bëjnë daljen e parë publike bashkë pasi janë të ftuara në “Më lër të flas” ku pritet të sqarojnë çdo gjë rreth marrëdhënies së tyre.

Image
Olti/Instagram

Megi tha para pak ditësh në “Goca dhe Gra” se ato kanë një marrëdhënie shumë korrekte dhe se nuk kanë patur mundësi të kalojnë kohë bashkë jashtë programit sepse është shumë e zënë.

Image
Megi dhe Beniada

Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara. Kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njeri le të themi vij me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë. Vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime,”– është shprehur Megi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat