Beatrix Ramosaj ka një dhuratë për ju ditën e ditëlindjes së saj!

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj ka një dhuratë për ju ditën e ditëlindjes së saj!

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 20:46
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.

Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj dhe profesionin, muzikën.

Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek, Trixa ditëve të fundit kishte paralajmëruar se do të publikonte një tjetër këngë. Dhe pikërisht ky projekt do të publikohet si dhuratë për ndjekësit e saj në ditën e 28-vjetorit të bukuroshes, pra sapo hyn data 9 qershor. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi të bërë para pak minutash, duke na zbuluar një pjesë nga ‘look-u’ i saj në videoklip dhe titullin e këngës ‘Vonë’.

Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Deri më tani këngëtarja e njohur nuk kishte reaguar në lidhje me këtë çështje, ndonëse nuk ka bërë asnjë paraqitje televizive. Megjithatë, ajo para disa ditësh ka qenë e pranishme në “Netët e klipit shqiptar”, ku ka folur për herë të parë në një intervistë rreth jetës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat