Rezidente në Dubai, Enca flet për herë të parë: Ja si shkova!

Mediale Vip

Rezidente në Dubai, Enca flet për herë të parë: Ja si shkova!

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 22:39
Enca

Këngëtarja Enca Haxhia, ka treguar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, mënyrën se si ka shkuar fillimisht në Dubai dhe përse i pëlqen të jetojë atje.

Ndër arsyet kryesore përse Enca jeton në Dubai, është siguria që ka në atë shtet dhe klima.

Dalina Buzi: Pse Dubai?

Enca Haxhia: Shkova për herë të parë para një viti. Shoqja ime e ngushtë që jeton aty këmbënguli që unë duhet të shkoja patjetër për ca ditë pushim aty. Thashë ok dhe shkova vjet për herë të parë, më pëlqeu ekstrem shumë, e gjeta veten shumë pjesë e këtij qytetërimi e kulture. Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë.

Askush nuk të prek gjërat e tua edhe nëse i lë dy orë në një vend. Askush nuk të prek me dorë nuk të ofendon. Edhe në zonat që nuk janë të njohura e të pasura, nuk ekzistojnë krime apo abuzime dhe kjo e bën shumë të sigurt. Është vend veror dhe ky është një ndër arsyet e tjera pse më pëlqen aq shumë, do të jetoja gjithmonë në plazh.

Kam krijuar shumë shoqëri e kontakte pune, bashkëpunime që do të vijnë. Ndihem shumë mirë e për momentin jam duke jetuar mes Daubait dhe Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat