Probleme shëndetësore? Johnny Depp fotografohet duke dalë nga një hotel i mbajtur nga sigurimi

Mediale Vip

Probleme shëndetësore? Johnny Depp fotografohet duke dalë nga një hotel i mbajtur nga sigurimi

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 17:06
Johnny Depp

Johnny Depp u fotografua duke dalë nga një hotel i mbajtur për krahu nga sigurimi. Fotot bënë xhiron e rrjetit duke shqetësuar fansat për gjendjen shëndetësore të aktorit. Mirëpo, duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Një burim për Page Six thotë se ekipi i tij i sigurisë po e mbante aktorin të sigurt dhe larg "turmave të mëdha".

"Kudo që ai shkon, ai po rrethohet nga fansat," thotë burimi.

Në foto, aktori dukej i shqetësuar me një filxhan në dorë, ndërsa po dilte nga hoteli luksoz me një burrë duke e mbajtur në krahun e tij të djathtë dhe një tjetër që qëndronte afër pas tyre.

Që kur fitoi çështjen për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard – ku iu dha një shpërblim prej 10.35 milionë dollarësh – Depp ka festuar “kthimin e jetës së tij”.

Vetëm dje, ai iu bashkua TikTok dhe postoi videon e parë, ku falënderoi fansat për mbështetjen dhe theksoi dëshirën e tij për ta lënë pas gjyqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat