“Nuk ka pasur asnjë tradhti”/ Miqtë e Piques zbulojnë detaje nga marrëdhënia e futbollistit dhe Shakirës

Mediale Vip

“Nuk ka pasur asnjë tradhti”/ Miqtë e Piques zbulojnë detaje nga marrëdhënia e futbollistit dhe Shakirës

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 14:01
Shakira dhe Gerard Pique

Gerard Pique dhe Shakira njoftuan të shtunën me një deklaratë të përbashkët se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pas 12 vitesh bashkë. Lajmi bëri një zhurmë të madhe në media teksa tashmë po përpiqen të zbulojnë se cila ishte  arsyeja e vërtetë e ndarjes së çiftit dhe thuhet se krisja erdhi pasi futbollisti e tradhtoi këngëtaren me një femër më të re dhe pse nuk ka pasur ende një konfirmim të saktë nga ana e tyre.

Së fundmi është pohuar se vendimi për lëshimin e deklaratës së përbashkët ishte vetëm nga ana e Shakirës dhe se kjo lëvizje e befasoi mbrojtësin e Barcelonës .

Kështu thotë gazetari Jose Antonio Aviles , i cili u shfaq në emisionin ‘Viva la Vida’ pasi foli me disa njerëz të afërt të Pique .

“Dikush shumë i afërt me Pique -n më ka siguruar se nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e tij”, tha gazetari.

“Ai është habitur për ndarjen dhe deklaratën që Shakira ka dërguar”.

Marrëdhënia e hapur e Pique dhe Shakira

I njëjti gazetar pohoi gjithashtu se futbollisti dhe këngëtarja kanë pasur një “marrëdhënie të hapur” vitet e fundit.

Marrëveshja e tyre ishte ‘ti te bësh çfarë të duash dhe unë do të bëj atë që dua’, por për t’u paraqitur si çift para publikut”, shtoi Jose Antonio Aviles , duke pretenduar sërish se ka folur me burime pranë Pique.

Çfarë thanë Pique dhe Shakira në deklaratën e përbashkët?

Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, kështu nisi deklarata e dyshes, kur e publikuan të shtunën.

Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.

Katalanasi dhe kolumbiania kanë dy fëmijë së bashku nga lidhja e tyre 12-vjeçare, me Milanin 10 vjeç dhe me Sashën shtatë vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat