Semi Jaupaj, në një lidhje të re? Fotot që ngritën dyshimet

Mediale Vip

Semi Jaupaj, në një lidhje të re? Fotot që ngritën dyshimet

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:04
Semi, Roni

Pas ndarjes me Bojken Lakon, duket se Semi Jaupaj ka gjetur një dashuri të re. Të paktën, kështu shkruhet së fundi nga mediat rozë, të cilat kanë shoqëruar lajmin edhe me disa foto të dy të rinjve afër njëri-tjetrit.

Pas një bashkëpunimi të fundit me artistin nga Kosova, Ron Zaiti, këngëtarja duket se ka nisur një histori dashurie me të.

Thashethemet se mes Semit dhe këngëtarit kosovar Ron Zaiti ka diçka më shumë se një bashkëpunim muzikor, nisën menjëherë pas publikimit të këngës së tyre “All your lovin”.

Jo vetëm në klip, por edhe jashtë tij, fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin me njëri-tjetrin, madje edhe nisën komentet “sa bukur duken si çift”.

Para disa ditësh, janë publikuar edhe disa video ku Semi dhe Roni janë duke shkëmbyer puthje.

Ende askush prej të dyve nuk ka konfirmuar, as mohuar lidhjen që po komentohet në rrjet, por me sa duket, Semi dhe Roni po i japin kohë njëri-tjetrit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat