Ndër çiftet më të lakmuar, David Beckham flet si rrallëherë për “anët negative” të marrëdhënies së tij me Victorian: Janë disa gjëra që…

Mediale Vip

Ndër çiftet më të lakmuar, David Beckham flet si rrallëherë për “anët negative” të marrëdhënies së tij me Victorian: Janë disa gjëra që…

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 12:50
David dhe Victoria Beckham

David Beckham do të mbetet gjithmonë një ndër emrat ikonë të futbollit.

Legjenda e Manchester United ndonëse është shumë i dhënë pas familjes së tij dhe nuk nguron t’i postojë shpesh në Instagram, rrallëherë prononcohet në intervista në lidhje më to.

Së fundmi ish-ylli i Realit, ka zbuluar detaje interesante në lidhje me marrëdhënien e tij me Victoria Beckham. Në një intervistë për “The Overlap”, Beckham ndau me adhuruesit e tij “anët negative” të marrëdhënies së tij me stilisten e njohur.

Ndonëse prej shumë vitesh krah njëri-tjetrit, me një familje të shëndoshë, David tregoi se ka gjëra që Victoria nuk pëlqen tek ai dhe anasjelltas.

Janë disa gjëra në fakt që e acrojnë në fakt.”

Victorias nuk i pëlqen kur bëj zhurmën e çuditshme të kollitjes teksa flas. Nuk e kam bërë në fakt në 15 vitet e fundit,”-shprehet legjenda e futbollit.

Ndërsa gjëja që Beckham nuk pëlqen tek partnerja e tij: “Unë jam më i pastër, ajo nuk është,”-shprehet ish-ylli i Realit.

Duke qenë një ndër stilistet më të njohura në botë, të gjithë mendojnë që Victoria ka një influencë të madhe në veshjen dhe stilin e partnerit të saj. Mirëpo David sapo sbuloi se kjo nuk qëndron kështu.

Të jem i sinqertë njerëzit gjithmonë kanë menduar që Victoria ka një influencë të madhe të çfarë vesh unë, stilin që unë zgjedh, tatuazhet apo rrobat që vesh. Por unë i kam marrë vetë vendimet e çfarë do vesh gjatë gjithë kohës. Unë thjeshë e doja modën dhe më pëlqente të veshja gjëra të ndryshme,”-përfundon futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat