Neymar publikon fotografi me të dashurën

Mediale Vip

Neymar publikon fotografi me të dashurën

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 23:30
Neymar me Bruna

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, e ka shpërndarë një fotografi të rrallë me të dashurën e tij, Bruna Biancardi, në Instagram.

Duke qenë dita e të dashuruarve në vendin e tij, sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka bërë edhe një dedikim për këtë ditë.

“Gëzuar ditën e të dashuruarve”, është përshkrimi që ka zgjedhur futbollisti për fotografinë e përbashkët me të dashurën, me të cilën është në lidhje për më shumë se një vit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NJ 🇧🇷 (@neymarjr)

Në anën tjetër, partnerja e tij ka shpërndarë po ashtu fotografi të përbashkëta me Neymarin.

“Gëzuar ditën e parë të të dashuruarve për ne”, është përshkrimi që ka zgjedhur Bruna.

Ndryshe, çifti ndodhet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pushime, ku janë të shoqëruar nga motra e Neymar, Rafaella dhe miq të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat