U tha se e hoqën nga “Aquamen 2”, reagojnë përfaqësuesit e Amber Heard: Ja e vërteta

Mediale Vip

U tha se e hoqën nga “Aquamen 2”, reagojnë përfaqësuesit e Amber Heard: Ja e vërteta

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 06:41
Amber Heard

Mbrëmjen e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmi se Amber Heard është përjashtuar nga ‘Aquaman 2’… Gjë që është hedhur poshtë nga ekipi i saj që thotë se ky është një thashethem i rremë.

“JustJared”  raportoi se aktorja është përjashtuar nga filmi dhe se roli i saj do të luhej nga një aktore tjetër. Por, sipas zëdhënësit të Amber kjo është e pavërtetë. “Kazani i thashethemeve vazhdon siç ka ndodhur nga dita e parë, të pasakta, t1% pandjeshme dhe budallalliqe.“- ka thënë ai për TMZ.

‘Warner Bros’ xhiroi të gjitha skenat e saj si Mera gati një vit më parë dhe paguan atë gjithashtu 2 milion dollarë, siç mësuam në gjykatë, kështu që kontraktualisht, ata kanë mbaruar. Pati aludime koha e Amber në film ishte ulur ndjeshëm dhe shefi i DC Walter Hamada dukej se e konfirmoi këtë në dëshminë e tij, por tha se kjo ishte menduar të ndodhte para gjyqit.

Roli i aktores 36-vjeçare në filmin, ku luan Jason Momoa në rolin kryesor, u vu shumë në pikëpyetje gjatë përfshirjes së saj në gjyqin gjashtë-javor të ngritur kundër saj nga ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp. Gjatë gjyqit, vetë Amber pranoi se nuk e dinte nëse personazhi i saj do të hiqej nga filmi. Gjatë dëshmisë, Walter Hamada, kreu i ‘Warner Bros.’, pranoi se kishin menduar më parë ta riformulonin atë rol.

 Peticioni ka marrë më shumë se 4.6 milionë nënshkrime, një nga peticionet më të nënshkruar në historinë e Change.org. Dokumenti online pretendon se gjyqi i Johnny Depp kundër Heard e ka ekspozuar atë si një dhunuese në familje, duke e bërë të papërshtatshme për të qenë në ekran në filmin e drejtuar nga Jason Mamoa .

Një ditë më parë Amber është shprehur mbi vendimin e gjykatës në një intervistë për “Today”. Në një fragment të shkëputur ajo ironizon përfundimin e gjyqit duke u shprehur se gjyqtarët nuk kishin faj, pasi Depp është një aktor i zoti. “Unë nuk i fajësoj, nuk i fajësoj. Unë në fakt e kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin atë. Ai është një aktor fantastik,” –u shpreh Amber për ish-partnerin e saj. “Përsëri, si mundën ata të dëgjonin tre javë e gjysmë dëshmi se si unë isha një person i pabesueshëm dhe të mos besonin një fjalë që doli nga goja ime,”-shtoi më tej aktorja.

Duke folur për NBC, aktorja tha: “Nuk më intereson se çfarë mendon për mua apo çfarë gjykimesh doni të bëni për atë që ndodhi në privatësinë e shtëpisë sime, në martesën time, pas dyerve të mbyllura. Unë nuk supozoj se një person mesatar duhet t’i dijë këto gjëra. Dhe kështu nuk e marr personalisht. Por edhe dikush që është i sigurt se unë e meritoj gjithë këtë urrejtje dhe vitriol, edhe nëse mendon se po gënjej, prapë nuk mund të më shikosh në sy dhe të më thuash që mendon se në mediat sociale ka pasur një përfaqësim të drejtë. Nuk mund të më thuash se mendon se kjo ka qenë e drejtë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat