Amber Heard iu referohet grekëve gjatë një interviste për të nxitur një breshëri të re kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale

Mediale Vip

Amber Heard iu referohet grekëve gjatë një interviste për të nxitur një breshëri të re kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:06
Amber Heard

Aktorja hollivudiane, Amber Heard, duket se nuk po arrin të vazhdojë me jetën e saj pas gjyqit për shpifje që e humbi nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp.

Sikur të mos mjaftonin reagimet e shumta kundër saj gjatë gjyqit, ajo është vënë sërish në shënjestër pas një interviste të çuditshme në emisionin Today Show të NBC, ku këmbënguli në akuzimin e aktorit se e ka keqtrajtuar fizikisht, diçka që mund t’i shkaktojë probleme të tjera ligjore.

Gjatë intervistës me Savannah Guthrie, aktorja 36-vjeçare deklaroi se ajo tha “të vërtetën ndaj të pushtetshmit” gjatë gjithë gjyqit, ndërsa në një paraqitje të zotësisë intelektuale iu referua grekëve në kontekstin e fjalës së lirë.

“Amendamenti i Parë mbron fjalën… nuk mbron gënjeshtrat që përbëjnë shpifje”, ka thënë Guthrie.

Derisa Heard u përgjigj: “Fjala e lirë nuk të mbron nëse hyn në një teatër të mbushur me njerëz dhe bërtet: ‘Zjarr’. Konceptin e fjalës së lirë e marrim nga grekët. Kuptimi i kësaj, sipas meje, do të thotë se nuk është vetëm liria e shprehjes, por është liria për t’ia thënë të vërtetën pushtetit”.

Deklarata që iu referohej grekëve të lashtë ishte e mjaftueshme për të nisur një breshëri të re reagimesh dhe talljesh kundrejt saj në rrjetet sociale

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat