Anxhela Peristeri publikon këngën e re

Mediale Vip

Anxhela Peristeri publikon këngën e re

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:04
Anxhela Peristeri

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Anxhela Peristeri ka sjell së fundmi projektin e ri muzikor.

“Adrenalina” mban titullin kënga me plot ritëm, të cilën e ka shoqëruar me videoklip të veçantë.

Ajo ka përfshirë edhe veshjet tradicionale shqiptare, teksa përmend edhe Prishtinën.

Teksti e muzika është realizuar nga vet artistja dhe për aranzhmentin u kujdes Irkenc Hyka.

Videoja është kompletuar nën përkujdesjen e produksionit të njohur shqiptar, Max Production.

Këtë realizim tashmë të plotë e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Peristerit.

Anxhela po vazhdon të pëlqehet për vokalin e stilin muzikor, të cilit i ka qëndruar besnike që nga fillimi i karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat