Besa Kokëdhima paralajmëron këngën e re me Lyrical Son

Mediale Vip

Besa Kokëdhima paralajmëron këngën e re me Lyrical Son

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 18:00
Besa Kokëdhima dhe Lyrical Son

Me fillimin e sezonit veror artistët shqiptar kanë nisur me publikimin e projekteve muzikore.

Ajo që vihet re edhe këtë vit është numri i madh i bashkëpunimeve që po sjellin këngëtarët, dhe një i tillë është paralajmëruar edhe së fundmi.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të jetë në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son.

Artisjta ka publikuar edhe kopertinën e këngës që mban titullin “Si kalama”, ndërsa ka thënë se numërimi prapa për lansimin e këngës ka filluar.

“Kam një befasi për shqipet e mia. “Si kalama” ft Lyrical Son, numërim prapa ka filluar, -8 ditë”, ka shkruar Besa në mbishkrimin e postimit.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitu dyshja e njohur, por padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BΞSΛ (@besaofficial)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat