Kënga e radhës e Shakiras po bëhet hit, fansat të bindur se ka dedikime për Pique

Mediale Vip

Kënga e radhës e Shakiras po bëhet hit, fansat të bindur se ka dedikime për Pique

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 19:29
Shakira

Ndarja me Gerard Pique e ka shkatërruar jetën romantike të Shakiras, mirëpo karriera muzikore e saj po lulëzon.

Prej se e zuri bashkëshortin e saj duke e tradhtuar, këngëtarja kolumbiane është duke marrë mbështetje të madhe, sidomos në jetën e saj profesionale.

Kënga “Te Felicito” që e kishte lansuar në bashkëpunim me këngëtarin portorikan, RauwAlejandro, ka kaluar shifrën prej 140 milionë shikimesh në YouTube dhe është kënga e tretë më e popullarizuar në botë.

Për të mos mjaftuar kjo, Shakira ka publikuar bashkëpunimin e radhës që është kënga e parë zyrtare që prej ndarjes nga Pique.

“Don’t You Worry” është titulli i projektit që vjen bashkëpunim ndërmjet Black Eyed Peas, David Guettas dhe 45-vjeçares.

Njësoj sikurse në hitin e mëparshëm, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë gjetur brenda tekstit dedikime të shumta kundrejt tradhtisë që i bëri futbollisti.

“Bëj vetëm atë që dua, kam qenë poshtë dhe tash jam ngritur. Po bëhem më e mençur, gjithçka do të bëhet mirë”, janë disa nga fjalët që besohet t’i jenë kushtuar qendërmbrojtësit spanjoll. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat