E shau se ishte shqiptare, Beniada tregon zënkën me fqinjën në Itali

Mediale Vip

E shau se ishte shqiptare, Beniada tregon zënkën me fqinjën në Itali

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:33
Beniada Nishani

Beniada Nishani vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekur dhe më të dashur që u bënë të njohur për publikun shqiptar pas “Big Brother VIP Albania”.

Së fundi ajo është kthyer në Itali, për disa kohë pas zhvendosjes në Shqipëri. Me anë të një postimi ë llogarinë e saj në Instagram ajo rrëfeu edhe për një zënkë me komshien në Itali, zënkë e cila degradoi edhe në sharje nga ana e komshies vetëm për faktin se modelja ishte shqiptare.

“Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra policinë.

Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart.

Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze”, u shpreh ish banorja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat