Kendall Jenner ndahet nga Devin Booker

Mediale Vip

Kendall Jenner ndahet nga Devin Booker

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 09:27
Kendall Jenner dhe Devin Booker

Kendall Jenner dhe Devin Booker duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ylli i “Kardashians” dhe basketbollisti thuhet se janë ndarë pas dy vitesh, sipas një burimi të afërt me Kendall për E!News.

“Kendall dhe Devin kanë pasur një problem kohëve të fundit dhe janë ndarë pëpr rreth një javë e gjysmë”, thekson burimi.

Çifti kaluan një kohë shumë të bukur në Itali në martesën e Kourtney Kardashian, shpjegon burimi, ‘por sapo u kthyen, ata filluan të ndiheshin sikur nuk ishin në drejtim të duhur dhe kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme’.

Kendall i tha Devinit se ajo “dëshironte hapësirë dhe kohë të ndarë”, sipas burimit, i cili ndan, “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”.

Megjithatë, mund të mos jetë një ndarje e përhershme, siç vë në dukje burimi, “Ata të dy shpresojnë ta bëjnë të funksionojë, por tani janë të ndarë”.

Të njëjtit ndezën thashethemet për një romancë dashurie në prill të vitit 2020. Pas disa javësh spekulime, dyshja nisën zyrtarisht lidhjen në qershor të atij viti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat