Ky është portreti i parë zyrtar i William dhe Kate bashkë

Mediale Vip

Ky është portreti i parë zyrtar i William dhe Kate bashkë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:37
William dhe Kate

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë pasur mundësinë të kenë portretin e tyre të parë zyrtar së bashku.

Portreti, i pikturuar nga artisti britanik i portreteve dhe fitues i shumë çmimeve, Jamie Coreth, është ekspozuar në Muzeun Fitzwilliam të Universitetit të Kembrixhit. Vepra artistike e Princit William dhe Kate Middleton u porosit vitin e kaluar nga Fondi Mbretëror i Portretit të Cambridgeshire si dhuratë për njerëzit e qarkut.

Coreth tha se krijimi i tij ishte privilegji më i jashtëzakonshëm i jetës së tij.

Çifti mbretëror u takua me piktorin teksa vizituan Muzeun Fitzwilliam më herët për të parë portretin gjatë ditës së parë të ekspozimit publik.

Artisti zgjodhi të nderojë qytetin e Kembrixhit duke përdorur tonet dhe ngjyrat e shumë prej ndërtesave të tij historike prej guri në sfondin e portretit, si dhe duke përdorur një motiv arkitekturor gjashtëkëndor që shihet në ndërtesa në të gjithë qytetin.

Coreth tha se dëshironte ta portretizonte çiftin mbretëror si "të relaksuar dhe të afruar, si dhe elegant e dinjitoz".

"Meqenëse është portreti i parë që i përshkruan ata së bashku, dhe veçanërisht gjatë kohës së tyre si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, doja që imazhi të ngjallte një ndjenjë ekuilibri midis jetës së tyre publike dhe private", -tha ai.

Princi William e ka pasur portretin e tij zyrtar në 2014-ën nga artisti Dan Llywelyn Hall, i cili u bë personi më i ri që pikturoi Mbretëreshën në vitin 2013.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat