“Pa kokërr leku në Barcelonë”/ Gazetarja shqiptare rrëfen historinë: Piva ujë me grusht në tualet

Mediale Vip

“Pa kokërr leku në Barcelonë”/ Gazetarja shqiptare rrëfen historinë: Piva ujë me grusht në tualet

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:41
Iva Tiço

Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer së fundmi një situatë që i ka ndodhur në udhëtimin e saj në Barcelonë, ku kishte shkuar së bashku me një mikeshë.

Gazetarja rrëfeu se ajo dhe mikesha e saj kishin shkua rme vetëm 30 euro në xhep, nga të cilët 28 euro ajo i kishte shpenzuar për të blerë një aksesor veshjeje. Iva shtoi se në fund nuk i mbetërn para për të blerë as ujë, gjë që e shtyu të pijë ujë në tualet.

“Mua më ka ndodhur me 30 eurshin e fundit në Barcelonë, po futesha nga zona Shengen në zonën jo Shengen dhe ishte një kioskë e vogël e mbaj mend dhe kishte një shall të vogël me qershi. Dhe ai shalli ishte 28 euro, isha me shoqen time të ngushtë e cila ishte zero.

Të dyja kishim vetëm 30 euro. Dhe i thashë po marrë këtë shallin dhe të ikim në shtëpi, 2 euro sa për ujë i kemi. U futa bleva shallin më dh monedhsnë e futa në xhep, pasta u futëm brenda shkova të bleja ujin dhe kur nxorra monedhën, më kishte dhënë lireta. Ngelëm pa pikë uji. Ajo më thoshte se do të na japin në avion, por unë kisha etje dhe përfundova shkova në banjë, piva ujë me grusht.”- tha ajo në “Ftesë në 5”

Kujtojmë se sa i përket jetës private, Iva Tiço ka treguar më parë në intervista se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj, të cilin ka vendosur ta mbajë larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij.

Iva Tiço është shprehur shpesh se pyetja “Kur do të bësh fëmijë” e lëndon shumë. Madje ajo ka shprehur se në fillimet e lidhjes me partnerin e saj ka shpresuar që ai të kishte një fëmijë. Por Iva Tico u përball pak ditë më parë përsëri me këtë pyetje, dhe kësaj here vendosi të reagojë publikisht.

“Dukesh sikur ke nisur bebe? Ishallah është e vërtetë?”– i ka shkruar një ndjekëse gazetares së njohur, e cila ka publikuar bisedën në Instastory.

Përveçse i është përgjigjur ndjekëses, ajo ka etiketuar edhe Orinda Hutën në storyn e publikuar, duke iu referuar rrëfimit të saj pak ditë më parë mbi ndikimin që kanë pasur këto komente dhe pyetje në jetën e saj.

“Ishallah pse??? Nuk mësuat e s’është pyetje kjo?! @Orindahuta Çfarë po thoje?! Zoti na ruajtë nga të paditurit”- shkroi Tiço.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat