“Ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, çfarë problemi ka?”/ Deklarata e Fifit ndez debat në rrjet, Dalina Buzi përplaset me Zhaklin Lekatarin

Mediale Vip

“Ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, çfarë problemi ka?”/ Deklarata e Fifit ndez debat në rrjet, Dalina Buzi përplaset me Zhaklin Lekatarin

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:43
Dalina Buzi, Zhaklina, Fifi dhe Adonisi

Deklarata e Fifit ku i kërkonte falje të dashurit të saj, Adis Patushit, se “nuk është ruajtur për të”, vijon të komentohet në rrjetet sociale.

Kësaj here ka qenë producentja Dalina Buzi e cila ka shprehur mendimin e saj në lidhje me deklaratën e Fifit, përmes një videoje në Instagram. Sipas Dalinës kjo është mënyra e Fifit për të shprehur dashurinë, dhe nuk ka asgjë të keqe që ta bëjë këtë gjë në Instagram.

“Kur do heqim dorë së marruri me Fifin kur bie në dashuri. Nuk morëm ndonjë mësim nga Big Brother ne kur ishte atje? Lëreni Fifin të shprehet siç do ajo të shprehet dhe të jetë ekspresive. Gjëja që ka thënë Fifi në fakt mendoj unë që poetikisht ka dashur të thoët që ti je kaq i jashtëzakonshëm, kaq i mirë, kaq i mrekullueshëm sa do  të doja që të të kisha njohur që ditën e parë, do të doja që të mos kisha kaluar asnjë ekpseriencë me askënd por vetëm me ty. Pra i ka fshirë të gjithë ishat e saj dhe i ka thënë që do të donte të jetë vetëm ai në jetën e saj. Ndonjëherë njerëzit e thonë, shumicën e kohës në krevat, ajo ka dashur ta thotë në Instagram. Ajo kështu ka dashur të shprehet. Mendon që ai është gjithçka dhe bravo çuni sepse ka treguar që ka diçka, dhe ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, por çfarë rëndësie ka unë nuk mendoj që është një deklaratë aq e keqe . Pse thotë më fal? Po pse thotë jam psikopatja jote? Hajde analizojmë Fifin tani.”- shprehet Dalina Buzi në videon e saj.

Menjëherë ndjekësit kanë reaguar me komente, duke etiketuar blogeren Zhaklin Lekatari, e cila shpërtheu gjatë ditës së djeshme kundër deklaratës së Fifit. Kjo e fundit është pëgjigjur në seksionin e komenteve të videos së Dalina Buzit, duke vënë në dukje se nuk ka asgjë kundër Fifit por kundër mesazhit që ajo përcjell.

“Nuk u mor njeri as me dashurinë e saj, as me ke dashuron, as si dhe sa e dashuron, por me ‘ruajtjen që një një vajzë ndien se duhet të kishte bërë’. Ruajtja si koncept patriarkal zbatohet dhe është ngulitur çuditërisht vetëm te gruaja. As më duhet jeta personale, por une, besoj dhe shumë të tjerë jemi dhe lodhur me këto vlera anakronike ku gruaja çuditërisht është gjë. Nuk u mora me individin, por me mesazhin!!!!”– shkruan Zhaklina.

Nuk ka vonuar as përgjigja nga Dalina Buzi, e cila ka zhvilluar kështu një “bisedë” me blogeren në seksionin e komenteve.

Komentet:

Dalina Buzi: Po pra po ndoshta ajo se ka pasur me ate kuptim. E them kete sepse njerezit gjate seksit, edhe ata me te emancipuarit kane tendence ti japin kenaqesi partnerit duke i thene qe organi i tyre seksual i perket vetem atij/asaj. Eshte nje gje intime, por qe ska lidhje me pronesime/shpronesime apo anakronizem. Fifi sic e thashe kete e vendosi ta ndante ne Instagram, ate qe ne e themi intimisht perpara orgazmes. Kaq.

Zhaklin Lekatari: Për mua s’ka asnjë kuptim tjetër. Ore ajo dhe të gjitha gratë, multiple orgazma le te kenë, por nuk dëgjohen më këto, sinqerisht dhe për atë vetë që krijon nje struggle pa lidhje kur ca ka pas para a pas s’ka rëndesi fare, për sa kohe jane ne kohezion. Eshte absurde të ia besh vetes kete dhe të vjen keq që mijera vajza do krijojne ide romantike mbi ‘ruajtjen’ ndaj atij. Secila marrëdhënie dhe njeri kanë rëndësine e tyre, me intensitete të ndryshme, por kanë rëndësi, se jeta një seri momentesh është.

Dalina Buzi: E kuptoj mi moter e kuptoj. Por tani kam nje pyetje si avokate e djallit qe me pelqen te jem: Pse duhet te gjykojme vendimin e nje gruaje per te “ruajtur” vaginen per The One (kushdoqofte ai qe s’qellon i duhur zakonisht😂) dhe mos te gjykojme “shperdorimin”, pra kur gruaja vendos te bej seks me kedo qe deshiron perfshire dhe one night stands dhe pa emotional attachment. Ne rastin e pare diskutimi bashkohor eshte qe gruaja eshte e prapambetur dhe zhvlereson veten, ne rastin e dyte “gruaja eshte e lire”. Pra ne te dyja rastet, gruaja merr vendim per trupin e saj, por i pari con boten mbrapa dhe duhet denuar, po i dyti? Ketu kam problemin une, qe mendoj se ka ardh koha me provu pak frenat, se nese do te nisim te flasim per zgjedhjet qe bejme grate me vaginen e tyre, hajde te flasim per te gjitha. Ose ta mbyllim gojen fare

Zhaklin Lekatari: Sepse promovon diçka që nuk ekziston. Une cohem dhe them ‘jam e lire të perdhunoj macokun tim’, por nuk e bëj se njeriu ka nje bonsens, ka një qytetari aktive, ka nje etike dhe ndan të mirëm nga zë keqja sidomos ne nje vend ku 97% e vajzave jane dhunuar nje herë ne jeten e tyre. Ne kemi probleme sociale, femicidin, pedofilinë, perdhunimin, kthimin e virgjerisr, objektifikimin e gruas, skllaverimin e saj, ti thua ‘liri’. Per cilën liri e ke fjalën ? Ne jemi qënie sociale, kemi dhe përgjegjesi sociale, prandaj ti i mendon ato qe thua. S’eshze vendi per të bere avokatin e djallit per mua, por si të duash. Thjeshte burgosëse per vajzat fhe gratë.

Dalina Buzi: No no kalove diku tjeter ti. Lere problemin qe kemi ne dhe e kane kudo, po them qe kur i japim te drejte vetes ti themi nje vajze MOS thuaj qe “dua ta ruaj organin seksual per nje” , pse nuk ja japim kete te drejte ti tjemi dhe asaj qe shkon me shume “qe mos e shperdoro organin seksual”? Dmth ku e gjejme ne te drejten ti themi nje tjetri qe Mos bej kete me orgsnin tend seksual!

Zhaklin Lekatari: Jo nuk tha dua, por tha ‘ me vjen keq qe nuk e ruajta’!!

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat