Fustani që Kate Middleton zgjodhi për foton zyrtare ishte në nder të Princeshës Diana

Mediale Vip

Fustani që Kate Middleton zgjodhi për foton zyrtare ishte në nder të Princeshës Diana

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:12
William dhe Kate

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit publikuan portretin e tyre të parë zyrtar të enjten, më 23 qershor. I zbuluar në Muzeun Fitzwilliam në Universitetin e Kembrixhit në Angli, portreti u pikturua nga artisti britanik, Jamie Coreth. Ai shfaq Kate Middleton me një fustan mbretëror prej sateni, ngjyrë smeraldi, nga “The Vampire's Wife” dhe Manolo Blahnik.

Fustani nga “Falconetti” nxjerr në pah elegancën e frudhave të viteve 1920 dhe i përshtatet mjaft mirë elegancës së Middleton. Mëngët treçerekëshe dhe fundi i fustanit janë të veshura me frudha të lehta, duke e bërë edhe më tërheqëse pamjen e Dukeshës.

Middleton e veshi për herë të parë këtë fustan në Ditën e Shën Patrikut në mars 2020, gjatë një udhëtimi në Dublin me Princin William, duke e rikthyer modelin e Princeshës Diana edhe një herë tjetër.

Dizajni i shndritshëm të kujton disa fustane jeshile të princeshës së ndjerë, por më së shumti, fustani i ylbertë i Graham Wren, që ajo veshi në një koncert me Princin Charles në 1982 dhe për premierën e "The Hunt For Red".

Stili i princeshës Diana është një burim i pafund frymëzimi për Middleton, e cila shpesh i bën homazhe vjehrrës së saj të ndjerë me anë të veshjeve të rikthyera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat