Olsa Muhameti dhe Bora Zemani largohen nga ‘Për’puthen’, kush është moderatorja e re?

Mediale Vip

Olsa Muhameti dhe Bora Zemani largohen nga ‘Për’puthen’, kush është moderatorja e re?

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:55
Olsa Muhameti dhe Bora Zemani

Sezonin e ri priten ndryshime të reja në programacionin e Top Channel. Prej disa javësh, “Për’puthen” është një nga programet më shumë të diskutuara për risi në sezonin e ardhshëm.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se autorja Olsa Muhameti do të largohet nga ky format, por edhe Bora Zemani nuk do të jetë më në prezantimin e tij. Po të njëjtat burime thonë se produksionin e ka marrë në dorë Lori Hoxha, e cila do të prezantojë disa ndryshime në rinisje të tij.

Emisioni do të ngjasojë me formatin origjinal të “Uomini e Donne”, nga ku edhe u frymëzua fillimisht.

Lori Hoxha do të vijë si producente, ndërsa prezantuesja në vend të Bora Zemanit do të jetë Ori Nebiaj.

Ende emrat nuk janë konfirmuar zyrtarisht, po pritet që në fillim të sezonit “Për’puthen’ të vijë me ndryshime në format dhe, me shumë gjasa, edhe në prezantim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat