Ledri Vula tregon momentin kur mamaja e gjeti në dhomë duke...

Mediale Vip

Ledri Vula tregon momentin kur mamaja e gjeti në dhomë duke...

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:28
Ledri Vula

Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “A live night” në Top Channel.

Gjatë intervistës nuk mungoi rrëfimi i disa detajeve të fëmijërisë. Ndër të tjera reperi tregoi se si reagoi nëna e tij kur e gjeti në dhomë duke dëgjuar hip hop.

“Nënat janë gjithmonë më kritike sidomos për djalin, por kurrë nuk më ka ndalu me bo diçka, edhe në muzikë më ka zënë në dhomë duke dëgju këngën e Tupac ‘Hit them up’ që është një këngë diss edhe tu u dal prej knej, se çfarë muzike jam duke dëgju dhe të nesërmen i kam treguar një këngë me tekstin më të bukur të Tupac ‘Changes’ që nuk është vetëm ana negative por ka edhe na pozitive, rrepi mund të bëhet edhe në mënyrë poztive. Ai ka qenë momenti që më ka lënë me e dëgju si muzikë dhe më ka thënë që bën. Kjo ka qenë pjesa që ka ndiku në tekste, se unë s’kam sharë  në tekste apo kam përdor fjalë të pista”, tha Ledri.

Ledri gjithashtu u shpreh se gjyshërit janë personat e tjerë që kanë ndikuar shumë në jetën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat