Veprimi i fanses le pa fjalë Getinjon, reperi publikon mesazhet

Mediale Vip

Veprimi i fanses le pa fjalë Getinjon, reperi publikon mesazhet

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 06:32
Getinjo

Fansat shpesh bëjnë veprime nga më të bukurat dhe të çmendurat për personazhet publike që i duan dhe vlerësojnë. Një gjest shumë të veçantë ka bërë së fundmi një fanse e reperit të njohur Getor Aliaj, i njohur nga të gjithë me emrin e artit si Getinjo.

Artisti ka publikuar në Instastory një mesazh që kishte marrë nga një fanse, e cila i kishte shprehur atij dashurinë që ka për të.

Në mesazhin e dërguar në InstaDirect, fansja i kishte treguar atij se ka lindur dy vajzave, njërën prej të cilave e ka quajtur Getinja për shkak të tij.

“Ey, Getinjo! Jam një nga fanset e tua. Je njeriu më i veçantë për mua. Unë kam dy vajza dhe njërës prej tyre ia vendosa emrin Getinja.”- shkruhet në mesazhet e fanses.

Kjo gjë e ka lënë pa fjalë reperin, i cili e ka shoqëruar atë me një emoji të habitur.

Getinjo po vazhdon të jetë mjaft aktiv këtë verë me projekte muzikore dhe koncerte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat