Dafina e quajti Ledrin “vëlla”, Kiara Tito: S’jam dakord!

Mediale Vip

Dafina e quajti Ledrin “vëlla”, Kiara Tito: S’jam dakord!

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 23:10
Kiara Tito

Të quash vëlla një ish-të dashur, nuk është e drejtë sipas moderatores Kiara Tito. Ajo u shpreh mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”se nuk është dakord me Dafina Zeqirin që quan Ledri Vulën vëlla, pasi shkëputën lidhjen që kishin.

Sipas saj, nëse ndjenja ka qenë e fortë nuk mund të ketë një shoqëri midis tyre, pasi edhe pas disa vitesh me njëri-tjetrin do kenë ndjesi dhe emocione.

Kiara Tito: Personalisht nuk jam dakord që ta quaj ish-in vëlla. Por kam lexuar komente të ndara në dy pjesë, disa ishin dakord e disa të tjerë jo kur kanë parë Dafinën që është shprehur se Ledri Vulën e ka si vëlla si dost. Personalisht nuk jam dakord sepse kur të mbarojë emocioni nuk mund ta quash dikë vëlla, sepse nëse ndjenja ka qenë aq e fortë kur të shikosh pas disa vitesh , do të ndjesh një farë emocioni e ta shohësh me syrin e dashurisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat