Pas abortit, ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë/ Ndan fotot e rralla me djalin e sapolindur

Mediale Vip

Pas abortit, ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë/ Ndan fotot e rralla me djalin e sapolindur

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 12:44
Gerta Shino

Gerta Shino ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ish-banorja e “Big Brother Albania 9” e ka bërë me dije këtë lajm në llogarinë e saj në Instagram. Ajo është bërë nënë e një djali, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar akoma.

Gerta ka ndarë me ndjekësit disa foto të këndshme, teksa po shëtit në park me djalin e sapolindur. Përshkrimi që i ka vendosur fotove është shumë gazmor: “Unë këtë e bëra kastile,”-shkruan ish-banorja.

Ju kujtojmë që blogerja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother, rreth një vit më parë ka rrëfyer për momentet e vështira të abortit. Asaj i është dashur të abortojë pasi fëmija i saj 5 muajsh ndodhej jashtë mitre. Aktualisht Gerta Shino jeton në Norvegji me partnerin e saj, Florent Avdulahi, me të cilin është martuar para dy viteve në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat