U përfolën kohë më parë për një lidhje, Beatrix Ramosaj i bën dedikimin publik Eugent Bushpepajt: Ky burrë më ka bërë të…

Mediale Vip

U përfolën kohë më parë për një lidhje, Beatrix Ramosaj i bën dedikimin publik Eugent Bushpepajt: Ky burrë më ka bërë të…

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 22:43
Beatrix Ramosaj dhe Eugent Bushpepa

Beatrix Ramosaj i ka bërë një urim publik për ditëlindje këngëtarit Eugent Bushpepa.

Në një postim në Instastory, Beatrix Ramosaj shkruan se Eugent Bushpepa e ka frymëzuar gjithmonë në profesionin e saj, duke i uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen për këtë legjend të cilin unë e quaj idhullin tim! Ky burrë më ka bërë mua të dua të performoj dhe punoj më shumë dhe kam qenë gjithmonë shumë e frymëzuar nga muzika e tij, performimet live dhe zërin e tij të bukur. Të shikoj shumë lart, jo vetëm si një muzikant ose artist, por edhe si person gjithashtu. Të dua shkokee.  Nuk mund të të falenderoj mjaftueshëm.”- thuhet në postimin e plotë të Beatrix.

Image
Beatrix Ramosaj dhe Eugent Bushpepa

Dy këngëtarët janë përfolur për një romancë kohë më parë, kur Beatrix Ramosaj publikoi një projekt të ri muzikor për të cilin bashkëpunoi me Eugent Bushpepën. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishin skenat hot që Beatrix kishte realizuar me këngëtarin me të cilin i bashkoi forcat për atë projekt.

Por vetë këngëtari dha një intervistë disa muaj pas thashethemeve ku konfirmoi se ishte në një lidhje por jo me Beatrix Ramosajn.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat